Takimin e parë pas rikthimit në politikën aktive, Ilir Meta e zhvilloi me të rinjtë. Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se shifrat e të rinjve që largohen nga vendi janë alarmante.
Ai tha se qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është thjeshtë pushteti, por vetëm referendumi. Meta premtoi përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje dhe një kthesë në vend.
Largimi është i qëllimshëm. Mosha më aktive largohet nga vendi. Ka shifra alarmante të largimeve. Pse janë gjërat në një drejtim kaq të gabuar që duhet të marrin një kthesë.
Nëse vazhdohet kështu sipas OKB Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash. Është një detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Ti japim prespektivë rinisë. Duke i bërë pjesë të vendimmarrjes. Politikat përjashtuese, denigruese kanë sjellë pikërisht atë cënim të dinjitetit dhe të respektimit të personalitetit të tyre.
Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është vetëm pushteti, por referendumi. Po të jetë për pushtetin është në rregull kjo qeveri që kujdeset vetëm për pushtetin e saj dhe e përdor për të shtypur në të gjitha format. Në këtë drejtim unë jam shumë optimist se hapësira e vendimmarrjes tuaj do të jetë e pamatë dhe e të gjithë të rinjve që do të bashkohen. Unë kam dëshmuar në të kaluarën se u kam dhënë hapësirë të rinjve më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Meta.