Presidenti Ilir Meta ka ndarë një video nga konferenca për mediat teksa shprehet se nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave.
Postimi i Metës
E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga derimë tani. Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës. Opozita është kudo, në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë të Shqipërisë.