Ish-deputeti i Qarkut Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë, që sot do të mbushte 24 vjeçe, por që jeta iu pre në mes pas një aksidenti automobilistik.

Përmes një mesazhi në fb Tavo thekson se për të dhe familjen Eva ishte lumturi dhe bekim.

Mesazhi prekës i Tavos:

Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt…

Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!

Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…

Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im!

Vangjel Tavo dhe familja.

415192029 880545280742343 7421402032602804862 N