Paraditen e kësaj të shtune u përcollën në banesën e fundit viktimat e shkaktuar nga përplasja e dy trenave në Larisa. Në mesin e tyre, u identifikuan dhe dy studente shqiptare, Klaudia Leta dhe Ivgjeni Micka. Të dy të rejave iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarë dhe të afërm.
Ceremonia mortore për 23-vjeçarja shqiptare, Micka u mbajt në kishën e Shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica. Familja dhe shoqëria e saj janë të zhytur në zi dhe dhimbje, teksa shumë njerëz janë solidarizuar dhe ndodhen në tempull për të nderuar kujtimin e saj.
Ivgjenia ndodhej në vagonin 3 të trenit natën e përplasjes fatale dhe po kthehej me partnerin e saj nga Athina, ku kishin shkuar për të festuar. Familja e të ndjerës pret një falje për dhimbjen e shkaktuar, ka bërë të ditur avokati i familjes.
“Sot është një moment shumë i vështirë për familjen e 23-vjeçares Ifigenia Mitska, në orën 11:00 varrimi i saj bëhet në Giannica”, deklaroi ai. “Ne kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt që përgjegjësitë do të marrin atë që meritojnë. Familjet e viktimave presin një falje të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar”, ka thënë ai.