Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga komshinjtë, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A. M.