Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.3 në Korçë. Mësohet se banesa është e pabanuar, por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë.
Gjithashtu bëhet me dije se zjarri rrezikoi edhe një banesë. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të munduar shuarjen e flakëve.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.