Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Memaliaj.

Sipas dëshmitarëve okularë mjeti është përfshirë nga zjarri, ndërsa ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së personit që e ka në pronësi.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës me grupin e efektivëve, duke shuar flakët ndërsa makina është dëmtuar.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë në sistemin elektrik të makinës.