Një makinë tip “Fiat” në pronësi të 20-vjeçarit me iniciale B.A ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.