Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët teksa rrugetonte ketë mesditë në rrugën “Miço Plaka” në lagjen Kastriot në Fier.
Shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit para mjetit.
Drejtuesi i mjetit kur ka pare tymin ka ndaluar menjëherë
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, që beri të mundur shuarjen e flakëve.
Gjithashtu ne vendngjarje ndodhet edhe policia e grupi i eksperteve.
Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh.
Zjarri në automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.