Drejtori i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku,: ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Tempull” për goditjen e rrjeteve kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike .
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.
Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla
829 kg kanabsi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë
61 kg kokainë
15 kg heroinë
15 kg drogë ekstazi
1541 shtetas proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike
356 ambjente janë kontrolluar nga policia
214 masa sigurie janë ekzekutuar
19 persona janë arrestuar ne flagrancë
82 persona në kërkim
23 grupe kriminale janë goditur