Një hulumtim i prezantuar nga World Population Review, evidenton se shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Vlen të theksohet se ata shumë pak, që kanë një IQ mbi 140, i përkasin gjenive.
Gjithsesi, me interes të madh paraqet harta e WPR që tregon IQ-në e çdo vendi në detaje, bazuar në studime dhe vlerësime. Në vend të parë është Japonia me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Kina (104.10), raporton noa.al.
Vendet evropiane të përfshira në dhjetëshen e parë janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), Holanda dhe Gjermania me një IQ mesatare prej 100.74.
Shqipëria renditet në vendin e 109-të ndër 199 shtete me 81.75, duke befasuar pasi shpesh flitet se shqiptarët hyjnë në njerëzit më të zgjuar dhe me IQ ndjeshëm të lartë.