Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

Një automjet është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në motor ndodheshin një person me nënën e tij, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.