Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit”.
Ngjarja përfshin një motoçiklist, i cili është përplasur fillimisht nga një automjet dhe më pas ka humbur ekuilibrin, duke përfunduar në përplasje me anën e një autobusi.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime dhe është mjekuar në vendngjarje nga stafi mjekësor i ambulancës.
Raportohet se motoçiklisti nuk kishte në kokë një helmetë mbrojtëse, çka e ka bërë më të rrezikshëm rrëzimin e tij mbi asfalt.