Si pasojë e çarjes së digës së Hidrocentralit të Sasaj në Njësinë Administrative Lukovë, situata në zonën jugore është përkeqësuar ndjeshëm.

Përveç dëmeve materiale të raportuara më herët, mësohet se janë përmbytur 12 biznese turistike dhe nënstacioni elektrik që furnizon Lukovën dhe Borshin.

Për shkak të këtij incidenti, të dy zonat janë pa energji elektrike për disa orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe bizneset lokale.

Sipas burimeve alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit, siç pretendohet, është e pamundur sepse para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë Borshit për sezonin turistik.