Teksa finalja po afron, banorët e “Big Brother Vip 2”, i kanë shprehur njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre, dhe se si mund t’i investojnë lekët, nëse do ishin fitues. Ndërsa kanë qenë në ambientin e brendshëm të shtëpisë, Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndërr të ketë një kopsht fëmijësh.
Luizi: E kam andërr o Krist! Me hap një kopsht…
Kristi: Kopsht?
Luizi: Për zoten, gjithmonë e kam pas andërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf dmth. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të tana… e kam pas andërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre.