Rastet e dhunës në familje denoncohen dita-ditës në polici.
Një i tillë është denoncuar së fundmi në Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Blutë njoftojnë se shtetasi me iniciale D. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Si rrjedhojë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga 36-vjeçarin.
Materialet për këtë rast dhune iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.