LSI ka ndryshuar emrin.
Ish-presidenti Ilir Meta tha në fjalën e tij në Konventën e LSI, se kjo forcë politike do të quhet ‘Partia e Lirisë’.
“Ju ftoj, nga Partia e LSI, në Partia e Lirisë! Në parti e historisë, parti e referendumit!”, tha Meta.
Emri i ri i LSI u miratua unanimisht nga anëtarët e Konventës Kombëtare, ndërsa u votuan edhe ndryshimet statutore.
Pjesë nga fjala e Metës:
“Shqiptarët patriotë do t’i dalin për zot këtij vendi. Mos shisni votën, të mos ttradhtoni Ilir Metën, të mos tradhtoni Kushtetutën. Mos kujtoni ju se ai Dvorani është jurist i keq, ai nuk ka asnjë gjak shqiptari, është një mercenar siç ka shumë mercenarë të tjerë. Thonë pse po i hyn kësaj lufte çfarë të duhet ty, çfarë do të fitosh ti? Tregtarët hyjnë opër të fituar, atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat për të cilat i kërkon vendi, të cilat i kërkon historia. Në ka beteja për të cilat nuk ia vlen vetëm që t’i humbësh por që luftën ta bësh deri në fund, por që ia vlen edhe të vdesësh, sot me besa-besë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit.
Nuk jam këtu për asgjë tjetër veccse për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakprishr që s’kanë lidhje me ne, por t’i tregojmë edhe të gjithë botës se ne jemi një popull me dinjitet, se ne jemi një popull europian, një popull që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare, t’u themi që ky është vendi ynë, që ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Ne kemi vetëm një rrugë. Dhe kjo rrugë është referendumi! Referendumi do të jetë Shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët e pushtetit dhe demokracisë, mbi oligarkët e pangopur. Ata që prekin sovranitetin dhe Kushtetutën do të kenë fatin e zi. Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Kemi parë si shiten dhe blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që të blejë 3 milionë shqiptarë. Dhe mos harroni atdheun, fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, atdhe nuk gjejnë, atdheu është vetëm këtu! Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë.
Prandaj, ju ftoj, nga Partia e LSI, në Partia e Lirisë! Në parti e historisë, parti e referendumit!”