Limoni mund të jetë i thartë, por mbetet një ndër agrumet më të dashura dhe të shëndetshme.
Shumë njerëz e kanë traditë pirjen e ujit me limon në mëngjes, në përpjekje për të përmiërsuar sistemin tretës.
Zakonisht limoni shtrydhet dhe më pas hidhet në kosh.
Por lëkura e tij është një thesar vlerash. Përdorimet e lëkurës së limonit janë të jashtëzakonshme.
Lëkura e limonit përmban shumë vitamina, minerale dhe fibër. Kjo vlen vetëm për limonët organikë dhe jo ato të spërkatur me pesticide.
Lëkura e limonit në kuzhinë
Lëkurën e limonit mund ta grini dhe ta përdorni në ëmbëlsira apo gatime të kripura.
Me të dhe piperin e zi mund të krijoni një miks erëzash për sallata dhe supa.
Lëkurën e limonit mund ta ëmbëlsoni me sheqer dhe ta hani si ëmbëlsirë.
Lëkurën e limonit mund ta përzieni me vaj ulliri për një shije më sublime ose mund ta përdorni për të bërë një ekstrakt limoni tepër të dobishëm përtej kuzhinës.
Grimcat e lëkurës mund t’i hidhni në kubikët e tabakasë së akullit dhe t’i përdorni më pas në kokteile të ndryshme.
Një tjetër recetë e rekomanduar nga AgroËerb është që të përzieni gjalpin e freskët me barishte nga më të ndryshmet, erëza dhe lëkurë limoni. Shija do të jetë e paharrueshme.
Lëkurën e limonit mund ta fusni brenda qeses së sheqerit kaf dhe do të garantoni jetëgjatësinë e tij.
fërkoni bërrylat e përtharë. Pas disa minutash shpërlajini bërrylat dhe thajini.
Lëkura e limonit luan rolin e tonikut për lëkurën ose mund të përzihet me sheqer dhe të largojë qelizat e vdekura të trupit.
Ziejeni limonin në ujë për disa minuta. Pasi të jetë ftohur, shtoni çerek filxhani me qumësht bajame, dy lugë me vaj ulliri dhe disa pika me vaj esencial limoni.
Futini këmbët dhe mbajini për 20 minuta.
Do të zbuloni se këmbët janë të buta si të një fëmije.