Lara Kolturi vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Skiatorja 18-vjeçare, e ka nisur vitin 2025 me një tjetër arritje, pasi ka përfunduar përsëri në vendin e dytë në podium, në një etapë të Kupës së Botës.

Pas vendit të dytë të arritur në Gurgl të Austrisë një muaj më parë, Kolturi ka përsëritur veten edhe këtë fundjavë në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ajo ka dhuruar kohën e dytë më të mirë në sllallomin gjigant, e kaluar vetëm nga suedezja Hektor, e cila përfitoi nga mungesa e kampiones Shifrin për shkak dëmtimi për t’u ngjitur në majën e podiumit.

Kësisoj, italiania e cila përfaqëson ngjyrat kuqezi, ka ditur të konfirmohet në arenën më të rëndësishme ndërkombëtare në garat e skive, duke u cilësuar si një nga talentet më premtuese për këtë sport në botë.