Një 45 vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin e Farkës në Tiranë.

Nga informacionet e para, dyshohet se 45-vjeçari është vetëmbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.