Pas 8 oresh lufte me flaket, zjarrfikesit e MZSH Gjirokaster me ne krye komandant, Gramoz Llapi, arriten te shuanin zjarret qe rrezikonin disa fshatra te Gjirokastres.
Operacioni per shuarjen e zjarrit masiv te rene diten e djeshme ne ‘Topullaraj’ arriti te perfundonte ne oren 05:00 te mengjesit te sotem.
U luftua duke mbrojtur nga flaket fshatrat ‘Asim Zeneli’, ‘Arshi Lengo’, ‘Topullaraj’ dhe ‘Dhoksat’.
Ne operacion per fikjen e zjarrit pervec gjithe efektivit zjarrfikes, moren pjese edhe 6 punonjes me kontrate.
Ne vendngjarje do vijojne te qendrojne nje grup prej 50 ushtaresh per fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nen monitorim te te gjithe zones per ndonje riaktivizim te mundshem te zjarrit.