Zjarr i madh ne vendgrumbullimin e mbeturinave ne Përmet.
Zjarri agresiv po djeg te gjitha mbeturinat e depozituara ne landfillin e Piskoves, ku prej vitit te kaluar eshte shnderruar ne vendgrumbullimin e mbeturinave te gjithe Bashkise se Permetit.
Ne vendngjarje kane shkuar forcat zjarrfikese, te cilat pa sukses po mundohen te vendosin nen kontroll situaten e krijuar.
Nuk dihet se kush ka qene zjarrevenesi, por banore te fshatit Piskovë shprehen se vete punonjesit e Bashkise se Permetit i kane vendosur zjarr te kontrolluar mbeturinave, ku me vone u ka dale jashte kontrollit.