Nje aksident rrugor sapo ka ndodhur ne Gjirokaster.

Keshtu, ka qene nje automjet i policise, qe eshte perplasur me nje tjeter mjet.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash prane Drejtorise Vendore te Policise Kufitare ne Gjirokaster ne aksin rrugor “Gjirokaster-Tepelene”, ku automjeti i Policise Kufitare drejtuar nga A.M., shefi i sektorit te Policise Kufitare, eshte perplasur me nje automjet tjeter te drejtuar nga P.M. biznesmen kafeje.

Perplasja ka qene frontale. Si pasoje ka ngelur i lenduar lehte shefi i Policise Kufitare A.M. i cili ka shkuar me urgjence per mjekim te metejshem ne Spitalin “Omer Nishani” te  Gjirokastres.

Policia Rrugore ka shkuar ne vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.