Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një fuoristradë.
Raportohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.