Kryeministri Edi trama pas mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me vrasjën e 14 vjeçarit Martin Cani.

Sipas krryeministrit e rëndësishme është siguria dhe mbrojtja e fëmijëve.

Rama theksoi se është diskutuar në lidhje me propozimet për mbylljen e rrjeteve sociale Tik Tok dhe Snapchat.

TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët ne labirintet e tyre. Autoritei i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e fëmijëve tona. Por nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte sfiduese.

Ne si qeveri jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin për uljen e këtij presioni gjithnjë e më të frikshëm.

Në Australi po tentohet ndalimi i aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale deri në 16 vjeç. Problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë së aspektit teknik.

Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt, Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh“, tha Rama.