Rishfaqet zjarri ne majen e Sopotit, zjarr ky i ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet ne territorin ndares te tre Bashkive Gjirokaster, Dropull dhe Delvine.

Flaket e zjarrit po avancojne me intesitet nen ndikimin e temperaturave dhe eres se forte, çka po merr permasa alarmante.

Efektivat zjarrfikes te Gjirokastres me ne krye komandant, Gramoz Llapin, jane dislokuar ne pjesen e territorit te Bashkise Gjirokaster, per te mos te lejuar depertimin e flakeve.

Ne vendngjarje ndodhen vetem efektivat zjarrfikese te Gjirokastres dhe Dropullit.

Terreni eshte malor dhe teper i veshtire per te nderhyre.