Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë që ministrja shkon në SPAK për të dhënë deklaratat e saj, brenda pak javësh, por ende nuk dihet përse ka shkuar në ambientet e SPAK ministrja e kabinetit Rama.

Kjo pasi Xhaçka ka 2 çështje në SPAK, njëra ka lidhje me privatizimin e tokavë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë.

Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Për çështjen u pyet edhe ministrja Xhaçka.