Gjykata e Faktit ne Gjirokaster ka lene ne burg Albi Muhollarin, i akuzuar per vrasjen e nenes se tij Zejnete Muhollari, 67 vjeçe banore e lagjes “Partizani” ne qytetin e Permetit.

Ngjarje e ndodhur mbremjen e te shtunes se kaluar, ku tronditi gjithe banoret e Permetit.

Seanca e sotme e vleresimit te mases se arrestit eshte drejtuar nga gjykatesi Gjergji Baçi me prokuroren e gatshme Denisa Plaku.

Ne fillim kjo e fundit ka paraqitur te gjithe dinamiken e ngjarjes ne baze te hulumtimeve te marra prej grupit hetimor ne vendngjarje, ku bejne fajtor 25 vjecarin studentin ekselent per vrasjen e të ëmës.

Provat e shtruara nga prokurorja Plaku, kane zgjatur gati cerek ore.

Ndersa ne deshmine e vetme qe ka dhene Muhollari, ka qene pranimi i krimit.

Kaq ka mjaftuar qe gjyqtari Baçi te jape vendimin burg pa afat ndaj 25 vjecarit Muhollari.