Ish kreu i Kadastres se Gjirokastres, Florjan Taçi, ngelet ne burg.
Shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster, sapo ka vendosur qe Taçi te vuaje ditet e paraburgimit ne Burgun e Sigurise se larte ne Tepelene.
Seanca e sotme e vleresimit te mases se arrestit ka zgjatur nje ore e gjysme, ku prokurori guximtar, Gazmend Frëngu, ka renditur shkeljet ligjore te konstatuara gjate momentit te arrestimit ne flagrance te Taçit dhe Alban Memishes, ish-hartografit te Kadastres.
Provat shkresore e materiale te servirura nga prokurori Frëngu, kane qene te frikshme, pasi Taçi dhe Memisha, te dy se bashku kane cenuar sistemin kombetar te Kadastres, duke dhene çertifikata pronesore ne qindra raste per pasuri te ndryshme te paluajtshme.
Ne momentin e prezantimit te provave, kryesuesja e seances gjyqesore, Entela Selmanaj, nuk u besonte vesheve rreth veprimtarise se paprecedente antiligjore te Taçit.
Pas paraqitjes se provave nga prokurori Frengu, avokatet Piro Boboli per Florjan Taçin dhe Arben Pasho per Alban Memishen, paten kerkuar arrest shtepie.
Ndersa pas pretendimeve te avokateve mbrojtes, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj, eshte terhequr duke dhene me pas vendimin, qe le ne burg pa afat ish-kreun e Kadastres Florjan Taçi dhe bashkepunetorin e tij Alban Memishaj.