Aksident automobilistik ne aksin nacional Tepelene-Permet, lendohen dy pjestare te policise private NAZERI 2000 qe transporton vlera monetare.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne kthesen e fshatit Kodër Bashkia Tepelene ku furgoni i blinduar i policise private NAZERI 2000 tip FIAT me targa AA391XC i ka prere rrugen fuoristrades tip Range Rover me targa AB356HK.

Ndersa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar ku ky i fundit i preu rrugen. Per pasoje kane ngelur te lenduar dy pjestare te policise private NAZERI njeri prej te cileve ka lendime serioze ne koke. Dy policet private u transportuan menjehere drejt spitalit te Gjirokastres nga ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Ne vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila do te vleresoje rrethanat e ngjarjes dhe zbuloje shkakun e aksidentit.