Hidhet ne Vjose nje grua e moshuar.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ne qytetin e Permetit, ku e moshuara mbi 70-vjece K.M. eshte vet’hedhur nga ura ne hyrje te qytetit te Permetit, me qellim t’i jepte fund jetes.

Disa te rinj qe jane gjendur rastesisht ne vendngjarje, pasi kane pare te moshuaren qe ishte duke u mbytur ne rrjedhen e Vjoses, jane hedhur dhe ata ne lumë per t’a shpetuar.

Menjehere te rinjte e kane çuar ne spitalin e qytetit te moshuaren per t’i dhene ndihmen e pare.

Nuk dihet nese do mbijetoje apo jo, por mesohet se 70 vjeçarja e ka kryer kete akt ne kushtet e ngarkeses dhe depresionit.