Vangjel Tavo është kryetari i ri i Bashkisë Himarë.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 36 kutive të votimit, Vangjel Tavo i PS-së është fitues me 5022 vota (58.62%) kundrejt kandidatit të opozitës Petraq Gjikuria i cili ka marrë 3545 vota (41.38%).

Që prej orës 7:00 të mëngjesit të 4 gushtit  qytetarët kanë shprehur pëlqimin e tyre me votë mes dy kandidatëve për postin, Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i PD-së.

Procesi i votimit ishte i qetë, por një nga problemet që u shfaq ishte se rreth 6 mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara.