Ka ndërruar jetë 45-vjeçari Gramoz Xhumari, i cili u përplas ditën e sotme në hyrje të Lushnjës nga një motoçikletë.
Burime për mediat bëjnë me dije se i aksidentuari ka humbur jetën teksa po transportohej në Tiranë, për të marrë mjekim për dëmtimet e pësuara nga aksidenti.
Drejtuesi i motorit Ledion Duro është gjithashtu në gjendje kritike në spitalin e Traumës.
Aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Ledion Duro drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari 45 vjeç nga Karbunare.
Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një nga akset që shpesh herë ka patur aksidente dhe me pasoja fatale. Kjo për shkak të drejtësisë që ka ky segment ku drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi deri në 120 km në orë.