Tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën e Vilë-Bashtovës në Kavajë.
Tre shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në det.
Deri më tani mësohet se janë nxjerrë të një 55-vjeçar dhe dy të mitur, njëri 13 e tjetri 15 vjeç, përkatësisht babai dhe dy djemtë e tij.
Trupat e pajetë i ka nxjerrë nga uji pronari i një prej lokaleve në këtë zonë.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se janë dallgët e mëdha.
Informacion paraprak
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.