Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie në ambientet e një lokali.
Vihet në pranga administratori i lokalit, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 2 aparate celulare.
Njoftim i policisë:
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Memaliaj (administrator i një lokali), pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. M., 60 vjeç, banues në Memaliaj (pronar i subjektit) dhe J. E., 34 vjeç (klient i subjektit), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara në subjektin e shtetasit A. M. Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre dy shtetasve janë gjetur programe që përdoren për organizimin e basteve sportive online.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pjesëmarrja në lojërat e fatit që zhvillohen në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.