Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë në Tropojë.
Mësohet se plumbat janë zbrasur në një servis automjetesh, teksa shkak është bërë një konflikt çasti.
Si pasojë është plagosur në këmbë një person. Gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij.