Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të premte (30 gusht) në rrugën “Isuf Sokoli” brenda një lokali.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.