Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.
Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia, ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambientet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.
Mësohet se personi i cili ishte shënjestra, është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.