Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet sot rreth orës 14:50.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur një person.
Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.