Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës, ku është sulmuar me thikë një efektiv policie i “Shqiponjave”

Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit lidhur me ngjarjen.

Efektivët e policisë kanë tentuar të negociojnë me një person, për të cilin ishin njoftuar nga dëshmitarë në vendngjarje se ishte i dhunshëm.