Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim të shkurtër lidhur me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja.

Sipas organit të akuzës janë ngritur 3 akuza ndaj tij.

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK.

Sipas informacioneve, Çyrbja del te përjgimet e Sky Ecc dhe prandaj është ngritur akuza “Përkrahja e autorit të krimit”.