Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, është shtruar në spitalin e Burgjeve.
Ai është shtruar në spital pas disa problemeve me zemrën. Ende nuk dihet gjendja aktuale e tij.
Kujtojmë se Koka u arrestua për aferën e inceneratorëve.
Ai akuzohet se ka marrë ryshfet prej 3.7 milionë euro (4.1 milionë dollarë). Koka, 57 vjeç, ishte ministër i mjedisit i Shqipërisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Bizneset e tij janë sekuestruar përkohësisht.