Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’ ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët paraprakisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi, ndërsapritet të ketë një reagim zyrtar nga policia për të mësuar më shumë detaje për rrethanat e ngjarjes.