Një shpërthim me tritol është shënuar orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Fermentimi rreth orës 02.00, ku tritoli është vënë në një lokal, në pronësi të shtetasit F.K., 45 vjeç.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ ve.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.