Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak momentesh në një biznes në Lushnje.

Burime bëjnë me dije se 2 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital.

Ata po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të lartë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.