Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi në banesën e tij shpërtheu bombula e gazit. Ishte fqinji i viktimës ai që telefonoi policinë për të lajmëruar për ngjarjen që kishte ndodhur.
I zoti i shtëpisë, 50-vjeçari me inicialet D.G, humbi jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.