Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Enkeleda Kapedanin. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.
Kapedani ka pasur probleme me pasurinë, integritetin dhe anën profesionale. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.
Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni.
KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.
Kapedani u mor fillimisht në hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i dolën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.
Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendoi se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.
Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur.