Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar këtë mbrëmje në Gjegjan Epër të Pukës.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë familjet Marku dhe Zefi, teksa gjatë sherrit janë përdorur dhe mjete prerëse, kosore.
Si pasojë e konflikti, katër persona kanë përfunduar të plagosur në spital.
Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, teksa në spital e plagosur ndodhet dhe bashkëshortja e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton për shkakun e konfliktit.
Konflikti mes dy familjeve mendohet të jetë i vjetër.