Një sherr me thika ka ndodhur në qendër të Fierit, ku për pasojë një 19-vjeçar ka humbur jetën.
Disa persona janë grindur mes tyre dhe debati ka përfunduar në përleshje fizike e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një të ri, që ka ndërruar jetë në spital.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjes, apo për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë.