Një 35-vjeçar lituanez ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është hedhur në det me kokë në plazhin e Sarandës.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Andrius Naidziravicius, nga Lituania.
Mësohet se i riu ka pësuar frakturë vertebrae cervicale, ndërsa ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.
Më pas është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë.